Pacolli: Sidoqoftë faleminderit Xhamajka

Reagon Pacolli

Ish- ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi ministrja e Jashtme e Xhamajkës, Kamina Smith bëri të ditur se vendi i saj nuk e ka njohur Kosovën.

 “Sidoqoftë faleminderit Xhamajkë , faleminderit ministre Kamina Johnson-Smith, faleminderit SHBA, Eliot Engel. Kosova dhe kosovarët do të mbesin përgjithmonë miq të besuar të qeverisë dhe popullit të Xhamajkës”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

Lajmi për njohjen e Xhamajkës është bërë i ditur mbrëmë nga kreu i shtetit Hashim Thaçi, i cili dha meritat ambasadores Vlora Çitaku dhe senatorit amerikan Eliot Engel. Njohja është përshëndetur nga të gjithë krerët institucionalë duke përfshirë kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Punëve të Jashtme Glauk Konjufca/21Media

Back to top button