Pacolli takoi ministrin e Jashtëm slloven

Pacolli takoi ministrin e Jashtëm slloven

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli pas takimit me homologun e tij slloven, Karl Erjavec, tha se Kosova ka shumë arsye të marr si shembull mënyrën e shtetndërtimit që ka ndjekur Sllovenia.

Sipas tij, Sllovenia ka qenë, është dhe mbetet një partner i rëndësishëm i Kosovës.

Ministri është i bindur se Sllovenia do të ndihmojë në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare sikurse janë Interpoli dhe UNESCO.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Erjavec do të pritet  edhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj në orën 12:20. Po ashtu, Erjavec do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Kosovë-Slloveni, ku do të jenë të pranishme afër 40 kompani sllovene të sektoreve të ndryshme./21Media