Pacolli: Takim shumë i rëndësishëm dhe vëllazëror me Bexhat Bajramin

Pacolli ka zhvilluar një takim shumë të rëndësishëm dhe vëllazëror me Bexhat Bajramin

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shkruar në Facebook se ka zhvilluar një takim shumë të rëndësishëm dhe vëllazëror me Bexhat Bajramin, i cili ka qëndruar pranë tij gjatë kohës sa isha në mision për lirimin e Shqipe Hebibit në Afganistan.

“Një takim shumë i rëndësishëm dhe vëllazëror me Bexhat Bajramin, njeriun që punon si këshilltar i lartë në projektet e UNDP në Afganistan. Gjatë kohës sa isha në mision për lirimin e Shqipe Hebibit në Afganistan, Bexhati përgjatë gjithë kohës ishte me mua, përkundër rrezikut të madh që ekzistonte në atë kohë atje. Miqësia me Bexhatin ka vlerë shumë çmuar për mua”, ka shkruar Pacolli.

Back to top button