Diskutuan edhe për pozicionin aktual dhe prioritetet e politikës së Jashtme të Kosovës

Diskutuan edhe për pozicionin aktual dhe prioritetet e politikës së Jashtme të Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-ve Greg Delawie

Duke e falënderuar ambasadorin për vizitën, Behgjet Pacolli bashkë me Delawie kanë diskutuar për pozicionin aktual dhe prioritetet e politikës së Jashtme të Kosovës.

Sipas një komunikate për medie Pacolli kërkoi bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

“Pacolli ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën e pakursyer të SHBA-ve gjatë gjithë proceseve të shtet ndërtimit të Kosovës”, thuhet tutje në kumtesë.

Sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit, Behgjet Pacolli ka kërkuar mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.

Ai ka theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve. “Mbështetja e SHBA-ve në proceset e shtet ndërtimit, është e rëndësisë së madhe që Kosova të shënojë sukses”, ka thënë ndër të tjera Pacolli./21Media