"Kemi ende mbi 1660 persona të pagjetur”

“Kemi ende mbi 1660 persona të pagjetur”

Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli nëpërmjet një postimi në Facebook, thotë se nuk duhet harruar e kaluara.

Në fotografi shihet një shtëpi e shkatërruar gjatë luftës në Kosovë, ku vërehen ende qartë vrimat e plumbave në muret e saj, shkruan rtv21.tv

“Rrugës duke udhëtuar me makinë, ndalova për pak çaste duke shikuar këtë shtëpi të shkatërruar nga forcat serbe. Ne sot jetojmë në liri, por nuk duhet harruar e kaluara. Sot kemi ende mbi 1660 persona të pagjetur”, ka shkruar Pacolli./21Media