Pacolli nuk do të ishte kundër një koalicioni edhe me AAK-në

Pacolli nuk do të ishte kundër një koalicioni edhe me AAK-në

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli tregoi se kanë pasur një marrëveshje për koalicion me Partinë Socialdemokrate por ,që është hedhur poshtë nga ai për shkak të koalicionit të partisë së Ahmetit me AAK-në.

Pacolli deklaroi se PSD-ja nuk bisedoi me të për koalicionin e arritur me partinë e Haradinajt dhe ky veprim ka bërë që ai në të njëjten kohë të ndjehet i anashkaluar dhe i lënduar.

Kryetari i AKR-së në një emision televiziv, u shpreh se nuk do të ishte kundër një koalicioni edhe me AAK-në, mirëpo, para të gjithave Ahmeti duhej ta ftonte atë  për ta diskutuar. Ai tha se këtë ia ka thënë edhe kreut të PSD-së dhe Ramush Haradinajt.

Ndodhi diçka e papritur që unë nuk e kisha bërë. Isha jashtë dhe kthehem e dëgjoj që ata kanë bërë koalicion me AAK-në. Nuk ka qenë që diçka unë se kam pritur, por ka qenë e rrugës që para se me vendos për atë koalicion, mu ul dhe të bisedojmë. ‘Shiko, na jemi partnerë, kemi një marrëveshje, kemi obligime ndaj njëri-tjetrit çfarë mendon nëse e bëjmë këtë’, nuk do të isha bllokues por ka qenë e rrugës që të diskutohet. Këtë ia kam thënë edhe Haradinajt dhe Ahmetit që jam ndjerë i anashkaluar dhe i lënduar me këtë veprim”, tha Pacolli.

Pas prishjes së marrëveshjes me PSD-në, sipas Pacollit u bë më i qartë bashkëpunimi me Nismën.

Nisma Socialdemokrate dhe AKR-ja sot nënshkruajtën koalicion parazgjedhor. Ky koalicion do të garoj me listë të përbashkët, ndërsa kandidat për kryeministër është kryetari i Nismës, Fatmir Limaj. /21Media