Pacolli: Urime ushtria me e re në botë

Për Pacollin formimi i ushtrisë është ngjarja më e bukur e vitit

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar për procesin e votimit të transformimit të FSK- së në ushtri.

URIME USHTRIA MË E RE NË BOTË!

Dita më e bukur e javës, ngjarja më e bukur e vitit. E gëzofshim Ushtrinë e Kosovës, të sapo votuar! Lavdi dëshmorëve! Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Deri më tani janë miratuar ligjet për Ministrisë së Mbrojtjes me 11 amandamente  dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës me 45 amandamente./21Media

Back to top button