Ministri i Jashtëm i ka dërguar letër urimi Republikës së Mauritius-it për 50 vjetorin e Pavarësisë

Ministri i Jashtëm i ka dërguar letër urimi Republikës së Mauritius-it për 50 vjetorin e Pavarësisë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka dërguar një letër urimi përfaqësuesve të Institucioneve të Republikës së Mauritius-it, duke i shprehur urimet me rastin e shënimit të pesëdhjetë vjetorit të Pavarësisë dhe 26 vjetorit të Republikës.

Nëpërmjet kësaj letre, ministri i Jashtëm, siç njoftohet në komunikatë i ka bërë edhe njëherë thirrje udhëheqësve të këtij shteti, që ta ri-shqyrtojnë njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.

“Përderisa Ju shënoni vitin jubilar të 50 vjetorit të Pavarësisë dhe 26 vjetorin e Republikës, shfrytëzoj këtë rast për t’ju dërguar në emër të Institucioneve të Republikës së Kosovës urimet tona më të sinqerta për më shumë begati, zhvillim dhe mirëqenie për vendin dhe popullin Tuaj. Le të shërbejë viti jubilar i 50 vjetorit të Pavarësisë Tuaj dhe i dhjetë vjetorit të Pavarësisë tonë si një pikënisje për vendosjen e urave të reja të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe dy popujve, e cila do të fillonte me njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.”, është shprehur kryediplomati kosovar./21Media