Pacolli: Gëzuar për shumë vjet Pashkët

Pacolli: Gëzuar për shumë vjet Pashkët

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar besimtarët ortodoks për festën e Pashkëve.

Pacolli në urimin e tij ka thënë se diversiteti, bashkëjetesa dhe harmonia ndër-fetare janë vlera të çmuara, virtyte të veçanta dhe thesar i madh shpirtëror i të gjithë shqiptarëve.

“Përderisa besimtarët ortodoks kremtojnë festën e Pashkëve, shfrytëzoj këtë rast për t’i përcjellur urimet më të përzemërta me lutjen që në familjet e tyre të mbretërojë harmonia, dashuria, respekti dhe begatia”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

“Gëzuar për shumë vjet Pashkët!”, thuhet në fund të postimit të Pacollit./21Media