Pacolli uron popullin amerikan

Me rastin e Ditës së Pavarësisë

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka uruar popullin amerikan me rastin e 241-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Me rastin e përvjetorit të 241-të të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin tim personal, t’i shpreh urimet më të përzemërta për popullin Amerikan në festimet e 4 korrikut.SHBA-të i kanë sjellë botës paqe, liri dhe demokraci me besimin se liria duhet të gëzohet nga të gjithë. Me këtë rast, AKR i shprehë falënderimet më të thella për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për qëndrimin pranë popullit të Kosovës edhe në kohërat më të vështira”, thuhet në urimin e tij.

Po ashtu në urim thuhet se ne do t’i mbesim përgjithmonë falënderues popullit Amerikan për mbështetjen e aspiratave të qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi, duke ritheksuar kështu aleancën dhe partneritetin tonë të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

Back to top button