Pacolli: Vetëm ne mundemi ta ndryshojmë Kosovën

Pacolli tha se me AKR në Qeveri, investitorët do të vijnë në Kosovë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se me AKR në Qeveri, investitorët do të vijnë në Kosovë dhe do të hapin mijëra e mijëra vende pune.

Ai duke postuar disa fotografi në facebook, ka shkruar se këto janë tri repartet e fabrikave “Intertex” që kanë hapur në Gjakovë, ku sot janë të punësuar qindra punëtor.

“Me AKR në Qeveri, Investitorët do të vijnë në Kosovë dhe do të hapin mijëra e mijëra vende pune. Kosova do të shëndërrohet në kantier pune dhe zhvillimi. Vetëm ne mundemi me e ndryshu Kosovën!#AKR 20%, shpresë për Kosovën…”, ka shkruar ai.

 

 

Back to top button