Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, ka filluar një vizitë dy ditore në Tokio të Japonisë

Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, ka filluar një vizitë dy ditore në Tokio të Japonisë

Pacolli, i shoqëruar edhe nga ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka, fillimisht do të takojë ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë të Japonisë, Hiroshige Seko.

Më pas homologu i tij japonez, Taro Kono, do të shtrojë një darkë për nder të Pacolli.

“Gjatë takimeve, që vazhdojnë dhe nesër, ministrat e qeverisë së Kosovës, Pacolli dhe Lluka do të kërkojnë mbështetjen e gjithanshme japoneze në sektorë si energjia, infrastruktura në përgjithësi, etj”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Japonia, me afro 130 milionë banorë, fuqia e tretë ekonomike e botës, është nga donatorët kryesorë të Kosovës.