“Të gjelbrit” akuzojnë Trump për shkak të naftësjellësit Keystone

“Të gjelbrit” akuzojnë Trump për shkak të naftësjellësit Keystone

Gjashtë organizata ekologjike në SHBA kanë ngritur të enjten padi kundër administratës së presidentit amerikan Donald Trump, për shkak të vendimit që të miratojë ndërtimin e naftësjellësit kontrovers Keystone XL.

Grupet ekologjike pohojnë se Departamenti i Shtetit, i cili ka dhënë lejen për ndërtimin e naftësjellësit ndërmjet Kanadasë dhe SHBA-ve, me rastin e marrjes së vendimit është bazuar në “pohime të vjetra dhe jo komplete për ndikimin e naftësjellësit në mjedisin jetësor”, transmeton agjencia Reuters.