Lopez duhej ta promovonte një kompani në rrjetet sociale

Lopez duhej ta promovonte një kompani në rrjetet sociale

Këngëtarja Jennifer Lopez është paditur nga një kompani pajisjesh “hoverboard”, e cila ka furnizuar stafin e këngëtares gjatë rezidencës së saj në “Las Vegas”.

“Sidekick Group Corporation”, në padinë e bërë, pretendon se i ka dhënë performuesve dhe balerinëve të këngëtares në total 42 copë “hoverborad”, raporton “TMZ”.

Kompania ka deklaruar se këngëtares nuk i janë kërkuar para, por në një kontratë të lidhur mes tyre, Lopez duhet ta promovonte këtë kompani në rrjetet sociale.

47 vjeçarja duhet të bënte një postim çdo tre muaj në “Instagram” ose “Twitter”, por sipas pretendimeve të kompanisë, ajo ka bërë vetëm një postim, i cili më vonë është fshirë.

“Sidekick Group Corporation” pretendon se vlera e pajisjeve shkon deri në 54.390 dollarë./21Media