Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi zotohet qe pagat e artistëve nga janari ose shkurti do të jenë me rritje

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi zotohet qe pagat e artistëve nga janari ose shkurti do të jenë me rritje

Ministri Gashi në një intervistë për RTV21 iu adresua grevës së aktorëve të teatrit, duke thënë se gjatë vitit 2018 do të ndërmarrin hapa konkretë që të përmirësohet gjendja e aktorëve.

Sipas ministrit kabineti i tij është ende në ditët e para të qeverisjes, dhe ka punuar shumë që të arrijë të sigurojë kushte më të mira për aktorët, por jo vetëm për ta, e që në bashkëpunim me Ministrinë e Financave do ta arrijë këtë, shkruan rtv21.tv.

Gashi deklaroi se ky fillim vit do të sjellë përmirësim të pagave të aktorëve e punëtorëve të teatrit si dhe trashëgimisë kombëtare, e kjo në bashkëpunim me Ministrinë e Financave do të sjellë një projekt-propozim që do të miratohet nga qeveria. Nëse kjo do të ndodhë në janar apo shkurt, është thjesht çështje procedurale./21Media