Pagat me rritje do të merren nga tetori

Bajrami: Kjo Qeveri po thotë se i rriti pagat, por tjetra kur të vjen le t’i bëj pagesat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Paga. Ajo ka thënë se ky ligj nuk do të hyjë në fuqi deri në muajin tetor. Kështu që sipas saj do të jetë një qeveri po i rritë pagat por pagesat do t’i bëjë qeveria tjetër.

“Urime të gjithëve Ligji për Pagat
Kjo Qeveri po thotë se i rriti pagat, por tjetra kur të vjen le t’i bëj pagesat, sepse Ligji nuk hyn në fuqi mënjëherë, shih në foto. Ose thënë ndryshe kur të shkojmë në zgjedhje atyre që ju kanë rritë pagat, rritja u del gjatë fushatës.
Të gjithë duhet ta dinë se për sa kohë që blehen vota me buxhet të shtetit, kurrë ky shtet nuk ka me përparu.”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Ligjin për Paga me 63 vota pro,  asnjë kundër dhe një abstenim.  Ligji i Pagave ishte zvarritur që nga viti 2004 dhe i kthyer disa herë mbrapsht./21Media

Back to top button