Pagë të përjetshme nuk do të ketë as Presidenti dhe as Kryeministri e Kryeparlamentari

Pas përfundimit të mandatit, ata do të marrin pagë 5 vjeçare

Kryetari i komisioni për Administratë Publike, Nait Hasani pas mbledhjes së Komisionit bëri të ditur se Presidenti,  Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Prokurori i shtetit dhe Kryetari i Gjykatës Supreme nuk do të kenë pagë të përjetshme.

Hasani ka shtuar se pas përfundimit të mandatit, atyre do të ju mundësohet një pagë 5 vjeçare.

“Kemi edhe plotësim të nenit 27,  të cilët kanë pasë paga të përjetshme, kryetari i gjykatës kushtetuese, presidenti, kryeministri, kryetari i kuvendit, prokurori i shtetit edhe kryetari i gjykatës supreme, të cilët, me këtë amandament që është bërë sot ju ndalohet kjo pagesë për të marrur një pagë të përjetshme. Prandaj, tani kanë një mundësi që pas përfundimit të mandatit të kenë një pagë 5 vjeçare, e cila do të jetë në realizimin e objektivave të tyre  si kanë qenë kryetar të gjykatave, president apo kryeministër apo kryetar kuvendi.”, ka thënë Nait Hasani, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, gjatë mbledhjes së komisionit, Hasani kishte bërë të ditur se kërkesa për kufizimin e pagës së përhershme ka ardhur nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Një kërkesë është e kryetarit të Kuvendit që kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, kryeprokurori i shtetit, prokurori me qenë një pagë e përhershme në rast se veç e kalojnë moshën 65 vjeçare”

Ndërkaq, anëtarët e komisionit kanë votuar pro heqjes së nenit që i jep të drejtën e zyrtarëve të lartë të marrin pagë të përjetshme.

Ndërkohë, Komisioni për Administratë Publike ka miratuar amandamentet e projektligjit për paga për sektorin publik, ku ka miratuar edhe uljen e koeficienteve nga 12 sa ishte, në 10./21Media

Back to top button