Pagesa me kartat “Pa Kontakt”, risi në pagesat elektronike

Kartat e pagesave “Pa Kontakt” janë risia më e fundit në tregun e instrumenteve të pagesave në Shqipëri

Nevila Kovaçi, Kryetare e Komitetit të Kartave, shpjegon se, sfida e radhës në teknologjinë “Contactless” në Shqipëri është integrimi i kartës “Contactless” në një pajisje celulari, e cila zëvendëson plastikën dhe realizon pagesa, duke komunikuar me terminalin POS.

Kjo sipas saj pritet të ndodhë shumë shpejt, duke marrë në konsideratë penetrimin e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri.

Thënia: “Cash is king” tashme sfidohet nga “Tap and Go”, që do të thotë më tepër prioritet për t’i shërbyer konsumatorit që ka një kartë “Pa Kontakt”, shkruan Kovaçi në një artikull mbi këtë temë në revistën “Banikieri”.

Sipas saj realizimi me sukses i transaksioneve me kartë “Pa Kontakt” për tregun do të thotë më pak transaksione cash, më shumë shpejtësi, lehtësi e komoditet, e si rrjedhojë, rritje të cilësisë së shërbimit dhe kënaqësisë së kartëmbajtësve dhe tregtarëve që i pranojnë këto karta.

Kërkesa e detyrueshme, e lëshuar nga Organizata e Pagesave MasterCard International për Europën, e cila pas janarit 2017, kërkonte që çdo instalim i terminaleve të rinj POS dhe Upgrade i POS-eve ekzistuese të bëhej vetëm me terminale me funksionalitetin shtesë “Pa Kontakt”, ndikoi në një përshpejtim të dukshëm të vënies në jetë të kësaj teknologjie në Shqipëri.

Prej tremujorit të fundit të vitit 2015 e deri më sot në Shqipëri u instaluan rreth 3.500 terminale POS të certifikuar, të cilët janë “Contactles enabled”, çka përbën mbi 47% të numrit total të terminaleve që operojnë sot në tregun e pagesave. Tregu nisi të përgatitej për të pranuar kartat “Pa Kontakt”, të lëshuara nga çdo operator kudo në bote dhe kjo nxiti bankat në vend të lëshojnë kartat e tyre të para “Pa Kontakt”.

Muaji maj 2016 shënoi daljen e kartës së parë “Pa Kontakt” në Shqipëri dhe sot numërohen rreth 6.400 karta “Pa Kontakt”, ose ndryshe 0.63% e totalit të kartave të lëshuara.

Platformat e teknologjisë “Pa Kontakt” bazohen në teknologjinë e sigurt CHIP, që ofron si mbrojtje të të dhënave edhe siguri të transaksionit, nëpërmjet përdorimit të çelësave dhe standardeve më të fundit të enkriptimit 128-BIT dhe enkriptim DESS trefish. Kjo e bën thuajse të pamundur vj edhjen e të dhënave në kartë.

Back to top button