Aktorja e zonja me ushqimet edhe në jetën reale

Aktorja e zonja me ushqimet edhe në jetën reale

Aktorja Fiona Gllavica u bë e njohur për publikun me rolin e saj si “Pajtesa” në serialin vendor “Çka ka shpija”.

Përveç anës profesionale, aktorja shpesh herë është e përfolur edhe për jetën e saj private, pjesë kjo të cilën ajo me raste e zbulon edhe në rrjete sociale duke bërë postime të ndryshme, shkruan rtv21.tv

Në rol Pajtesa shfaqet si një nuse tradicionale e cila merret shumë me punët e shtëpisë, por duket se edhe në përditshmëri aktorja është e zonja me ushqimet tradicionale.

Së fundmi në Instastory, ajo ka publikuar disa fotografi në të cilat ka treguar se ka përgatitur pite me spanaq./21Media