Fiona uron bashkëshortin për datëlindje

Fiona uron bashkëshortin për datëlindje

Aktorja e njohur shqiptare, Fiona Gllavica, zgjodhi fjalët më të mira për ta uruar bashkëshortin e saj, Arbnor Pacolli, për datëlindje. Me një fotografi të veçantë të realizuar në ditën e dasmës, bukuroshja thuri fjalët më të mira për dashurinë e jetës.

“Urime ditëlindjen shpirti im binjak”, shkroi ajo krahas fotografisë, transmeton rtv21.tv

Aktorja e njohur dhe dashur për publikun në fillim të muajit korrik është martuar me Arbnor Pacollin.

Ata janë kurorëzuar nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një ceremoni madhështore, ku kishte qindra të ftuar./21Media