Çifti ka shkëlqyer në natën e tyre të veçantë

Çifti ka shkëlqyer në natën e tyre të veçantë

Aktorja e njohur dhe dashur për publikun, Fiona Gllavica para një jave është martuar me të fejuarin, Arbnor Pacollin.

Fiona, e cila për publikun është bërë e njohur me rolin e “Pajtesës” dhe i fejuari i saj janë martuar nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Pamje të çiftit  nga dasma, gjatë natës së martesës dhe ditëve në vazhdim janë publikuar nga kolegë të tyre, si dhe nga vetë Fiona, shkruan rtv21.tv

Aktorja ka publikuar fotosesionin e martesës, në të cilin ka shkëlqyer përkrah personit të zemrës, ndërsa, sot ajo ka publikuar disa imazhe mahnitëse nga nata e martesës, në të cilat duket për mrekulli.

Fiona Gllavica dhe Arbnor Pacolli gjenden në pushime në Tajlandë, me ç’rast nga atje aktorja po publikon herë pas here imazhe të bukura./21Media