Fiona e lumtur përkrah bashkëshortit

Fiona e lumtur përkrah bashkëshortit

Aktorja shqiptare, Fiona Gllavica, e njohur me rolin e “Pajtesës” te seriali “Çka ka shpija”, po dëshmon se është e dashuruar kokë e këmbë. Kohë pas kohe aktorja e njohur po ndan kujtime të bukura me bashkëshortin e saj, shkruan rtv21.tv

Së fundi, në një storie ajo duket shumë e lumtur përkrah dashurisë së jetës, shiheshin teksa po shkëmbenin puthje pasionante.

Aktorja e njohur dhe dashur për publikun në fillim të muajit korrik është martuar me Arbnor Pacollin. Ata janë kurorëzuar nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një ceremoni madhështore, ku kishte qindra të ftuar./21Media