"Pajtesa" po bëhet nënë për herë të parë

“Pajtesa” po bëhet nënë për herë të parë

Aktorja shqiptare, Fiona Gllavica  e njohur me rolin e “Pajtesës” te seriali “Çka ka shpija”, është duke e shijuar pritjen më të ëmbël, ajo së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Angazhimet e shumta që ka në punë nuk e pengojnë asapak që ajo të tregohet aktive në rrjetet sociale, shkruan rtv21.tv

Fiona, së fundmi në Instagram ka publikuar një fotografi ku shfaqet pa grim por  duket mahnitëse. Shtatzënia duket se ka reflektuar shumë në pamjen e saj.
,

Fiona Gllavica më 12 korrik është martuar me Arbnor Pacollin. Çifti është kurorëzuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti./21Media