Publikojnë imazhe me njëra-tjetrën

Publikojnë imazhe me njëra-tjetrën

Vitin e kaluar u përfol për ‘ftohje raportesh’ mes dy kushërirave seksi të estradës, Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj. Në mediat rozë qarkulloi lajmi se ato nuk po flasin më me njëra-tjetrën, madje as nuk e ndjeknin njëra-tjetrën në Instagram. Shenjë për zbehjen e raporteve mes bukurosheve ishte ditëlindja e Anxhelinës, e cila nuk pranoi urim nga Beatrixi.

Mirëpo duket se kushërirat i dhanë fund ‘luftës së ftohtë’, ato u pajtuan. Kjo u kuptua nga imazhet e përbashkëta që po publikojnë në rrjete sociale. Trixie solli një video me kushërirën dhe e shoqëroi me mbishkrimin: “Jemi të zëna”, transmeton rtv21.tv

 

View this post on Instagram

 

we’re busy ‍♀️❤️ | @anxhelina

A post shared by (@beatrixramosaj) on

Mollë sherri sipas mediave në Shqipëri ka qenë miku i tyre që është njëri ndër make up artistët më të njohur në Amerikë, Ariel. Beatrix kishte kërkuar nga ai t’i hapte dyert asaj në tregun ndërkombëtar dhe ta njoftonte me njerëz të njohur të industrisë së showbizzit./21Media