Përflitet pajtimi i çiftit

Përflitet pajtimi i çiftit

Ish-çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Mozzik dhe Loredana ka disa javë që kanë ndarë rrugët.

Derisa të dy kanë pranuar ndarjen nga njëri-tjetri, sot vëmendje ka marrë Loredana me një postim të saj, shkruan rtv21.tv.

Ajo ka postuar një foto ku shihet një varëse me shkronjën M, një kryq në mes dhe pastaj shkronja H. Këto iniciale kanë të bëjnë me Mozzik dhe vajzën e tyre Hana.

Fotoja është fshirë menjëherë pasi është postuar në rrjetin social Instagram. Por, prapë reperja ka postuar një “selfie” ku shihet varësja dhe shkronja M.

Në këtë varëse, javë më parë nuk kishte asnjë shkronjë.

Por, edhe Mozzik kishte dhënë shenja se diçka është duke ndodhur me çiftin. Ndonëse nuk u prit, reperi në një emision televiziv u deklarua në një farë mënyre për Loredanën. I pyetur se sa është numri i të dashurave serioze, ai befasoi me përgjigjen. “Numri i të dashurave serioze që kam pas, edhe e dinë edhe njerëzit ka qenë një, që është nana e vajzës tem”, tha Mozzik.

Kjo i lë fansat të kuptojnë se çifti ka mundësi që i kanë rregulluar raportet mes vete. Mbetet të shihet se a janë pajtuar çifti.

Ndryshe, më 18 dhjetor të vitit të kaluar Loredana dhe Mozzik janë bërë prindër për herë të parë të vajzës Hanës. Ndërsa sa i përket skenës muzikore Mozzik dhe Loredana deri tani kanë sjellë tri projekte të përbashkëta, të cilat kanë arritur miliona klikime në Youtube. “Eiskalt”, “Bonnie & Clyde”, “Romeo & Juliet”, janë projektet e këngëtarëve, të cilat i kanë publikuar me videoklipe./21Media