Pajtohen për platformën e bisedimeve me Serbinë

Pas takimit, foli Limaj

Krerët e institucioneve përfundimisht janë pajtuar me platformën e hartuar nga ekipi negociator për bisedimet me Serbinë.

Bashkëkryesuesi i ekipit Fatmir Limaj, foli pas takimit me krerët institucional ku bëri të ditur se janë pajtuar për dokumentin. Ai tha se i njëjti do të votohet sot në orën 15:00 nga delegacioni dhe nesër pritet t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës.

“Përfundimisht platforma ka marrë formën finale, sot kemi pasur takim me kryeministrin, presidentin, kryeparlamentarin dhe të tretë kanë dhënë mbështetje në ora 15:00 pritet të votohet”. “Në ora 15:00  Delegacioni pritet ta miratojë dhe nesër do t’i dërgohet kuvendit. Tema ka qenë platforma dhe jo tema të tjera, shpresojmë që edhe parlamenti do të kontribuojë në këtë platformë. Nuk besojmë që nuk do të përkrahet sepse platforma është në përputhje me interesant e Kosovës”, tha Limaj.

I pyetur se a do ta votojnë edhe opozita, Limaj tha se vetë hartimi i platformës është në përputhshmëri me kërkesat e Kosovës.

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj i dha mbështetje të plotë platformës, për të cilën tha se është dokument i qëndrueshëm dhe garancë e mirë për Kosovën.

Back to top button