Thuhet se tashmë edhe blutë e Londrës janë pajtuar që të lënë të lirë Hazardin

Thuhet se tashmë edhe blutë e Londrës janë pajtuar që të lënë të lirë Hazardin

Transferimi i Eden Hazard tek Real Madrid është “vetëm çështje ditësh” shkruan sot prestigjiozja spanjolle “Marca”.

Madrilenët do t’i paguajnë skuadrës së Chelseat 100 milionë euro për të përfituar shërbimet e belgut.

Thuhet se tashmë edhe blutë e Londrës janë pajtuar që të lënë të lirë Hazardin që të largohet nga skuadra.

Nuk bëhet e ditur nëse Reali do të përfshijë në marrëveshje edhe Mato Kovaçic, kroatin i cili është në pronësi të tyren por që aktualisht është i huazuar tek Chelsea.