Genti vjen me këngë të re

Genti vjen me këngë të re

Gent Fatali ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Pak ma afër”.

Për tekstin e këngës është përkujdesur vet Genti, ndërsa producent është Apollo.

Kënga është realizuar edhe me videoklip të realizuar nga Max Production, shkruan rvt21.tv

“Pak ma afër”, vjen pas këngës “Ma Jolie”, të cilën Gent Fatali e ka publikuar në muajin maj. Kjo këngë deri tani në kanalin YouTube ka mbledhur mbi 2 milionë klikime. /21Media