Së shpejti projekti për Rugovën

Së shpejti projekti për Rugovën

Këngëtari i njohur, Meda së shpejti do të publikojë projektin kushtuar ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Paralajmërimin për realizimin e projektit Meda e ka bërë të ditur më 12 janar, ndërsa sot, këngëtari publikoi një pjesë të këngës, shkruan rtv21.tv

“President Rugova, coming soon”, shkruhet në pjesën e videoklipit që Meda shpërndau në instagram për 266 mijë ndjekësit e tij.

Ibrahim Rugova ishte lindur më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë të Istogut. Rugova, ishte Presidenti i parë i Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ishte Intelektual, politikan, akademik dhe shkrimtar. Ish-presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Meda (@mehdin_pergjecaj) on

Ndryshe, kënga e fundit e Medës është “Perhajer”, të cilën e ka publikuar në muajin dhjetor./21Media