Kënga publikohet nesër

Kënga publikohet nesër

Dy artistët e njohur dhe shumë të dashur të skenës, Gjiko dhe Nora Istrefi po sjellin edhe bashkëpunimin e dytë. Bëhet fjalë për këngën “Anna”, e cila do të publikohet nesër në ora 14:00.

Një pjesë nga kënga e re e publikoi Gjiko në Instagram, me të cilën njoftoi fansat se bashkëpunimi i tyre publikohet nesër, transmeton rtv21.tv

“ANNA. NESËR ORA 14:00”, shkroi ai krahas videos.

 

View this post on Instagram

 

ANNA NESËR ORA 14:00

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on

Bashkëpunimin e parë Nora dhe Gjiko e kanë publikuar më 23 korrik të vitit 2017. Ky bashkëpunim ka rezultuar shumë i suksesshëm, deri më tani ka grumbulluar mbi 29 milionë klikime./21Media