Shumë shpejt kënga e radhës e Sinanit

Shumë shpejt kënga e radhës e Sinanit

Këngëtari i mirënjohur kosovar, Sinan Vllasaliu së shpejti do të sjellë një projekt muzikor.

Këtë e bëri të ditur këngëtari përmes dy postimeve në instagram.

Në instastory për 32 mijë e 500 ndjekësit e tij publikoi pamje nga studio muzikore, me ç’rast bëri të ditur se së shpejti do të publikojë këngën e radhës, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i Sinanit është “Jeta lamsh”, i publikuar më 10 maj, i cili deri tani ka mbi 1 milion e 500 mijë klikime në Youtube./21Media