''Sunny Hill'' mblodhi shumë artistë

”Sunny Hill” mblodhi shumë artistë

Në Parkun e Gërmisë të premtën mbrëma filloi festivali i madh i muzikës “Sunny Hill”, shkruan rtv21.tv

Në mesin e shumë artstëve pjesëmarrës është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, e cila para publikut kosovar performoi në natën e parë të këtij festivali.

Video të performancës së saj në rrjetet sociale i ka publikaur organizatori i “Sunny Hill”, Dukagjin Lipa.

Prezente në këtë festival është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e cila ende nuk ka treguar se a do të performoj në njëren prej netëve të festivalit.

“Sunny Hill Festival” ka filluar të premtën për të vazhduar edhe më 3 dhe 4 gusht po ashtu në parkun e Gërmisë.

Në natën e dytë në skenën e festivalit do të performojnë emrat e njohur si: Ledri Vula, Gashi, Lumi B, PINT, Barny Fletcher, Kida, Buta, Nush, Gamblemania, DJ Flow dhe DJ PM me DJ Dagz.

Ndërsa, në natën e fundit të festivalit,  para publikut kosovar do të dalin emrat e njohur të muzikë elektronike si: Generik, Meduza, Bondax, Mark dhe Kremont, Karma Kid, Klangkarussell, Rrrron, Kamu Aksell, Astrit Kurtaim, Tchako, Ampov dhe përmbyllja me super yllin Calvin Harris. /21Media