Një dhuratë e bukur

Një dhuratë e bukur

Rep-artistja e njohur e skenës, Tayna pas pak javësh feston datëlindjen e 23-të. Më 14 dhjetor, ajo feston datëlindjen. Ndonëse ende ka kohë, rep-artistja e mirënjohur mori dhuratat e para për datëlindje.

Ishte menaxheri i saj, Rinor Hykolli, i cili ia bëri një dhuratë të bukur asaj. Pranoi një orë të brendit “Rolex”, të cilën e publikoi në storie në Instagram, shkruan rtv21.tv

Ajo për një kohë të shkurtër arriti një sukses të jashtëzakonshëm. Debutimin e bëri me këngën “Columbiana”, hiti i 2018-ës, për të vazhduar me projekte të tjera. Sot ajo i gëzohet suksesit të madh që ka në industrinë e muzikës.

Kujtojmë se projekti i fundit i Taynës titullohet “Sicko”, numëron më shumë se 10 milionë klikime në YouTube./21Media