Për qeveritarët pako e dytë fiskale pozitive, ndërsa për qytetarët e kundërta

Për qeveritarët pako e dytë fiskale pozitive, ndërsa për qytetarët e kundërta

Që nga hyrja në fuqi e ndryshimeve fiskale, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), çmimet e konsumit kanë shënuar rritje, duke e varfëruar shportën e konsumatorit. Nga të dhënat e indeksit të çmimeve të konsumit të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, vërehet se ka pasur rritje të produkteve të konsumit. Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.2 përqind në muajin shkurt, krahasuar me muajin janar 2017-të.

Shkalla e inflacionit e matur në muajin shkurt 2017 me muajin shkurt 2016 ishte 1.7%.
“Ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.2%), pemë (3.4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.2 për qind në IHÇKt. Shkalla e inflacionit e matur në muajin shkurt 2017 me muajin shkurt 2016 ishte 1.7%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.7% në muajin shkurt 2017, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2016. Në këtë periudhë vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet e COICOP-it: mish (0.9%); qumësht, djathë dhe vezë (6.0%); sheqer dhe ëmbëlsira (7.3%); kafe, çaj dhe kakao 5.8%.”, thuhet në raportin e fundit të çmimeve të konsumit të ASK-së.

Pavarësisht të dhënave zyrtare të ASK-së, që e dëshmojnë rritjen e çmimeve për të cilat është liruar TVSH nga 16 në 8 përqind si buka, vezët, qumështi e tjera, ministri i Financave, Avdullah Hoti, nuk e pranon se zbritja e TVSH-së ka ndikuar në rritjen e çmimeve. Ai madje thotë se Qeveria nuk është e shqetësuar për sa i përket inflacionit.

“Inflacioni gjatë këtyre dy viteve ka qenë shqetësimi më i vogël që ka kjo Qeveri. Vitin e kaluar inflacioni mesatarë ka qenë 0.3,-0.4 përqind, në bazë Agjencionit të Statistikave. Nuk është shtrenjtuar kostoja për qytetarë dhe konsumatorë. Me pakon e parë fiskale unë i kam prezantuar të dhënat edhe herëve të tjera janë mbi 23 milionë euro që iu kanë mbetur qytetarëve si rezultat i normës së TVSH-së nga 16 përqind në 8 përqind për shërbime publike dhe për disa mallrat të tjera të konsumit”, tha Hoti.

Por me deklaratat e ministritë Hoti, nuk po pajtohën qytëtarët e vendit. Ata po ankohen se ka rritje të çmimeve të produkteve.
Hamit Basholli ka vërejtur se ka rritje të çmimeve të produkteve që i konsumon.
“Vazhdimisht mendoj që ka rritje edhe për shkak të inflacionit, por ka edhe rritje vende-vende domethënë, varësisht prej dyqaneve”, tha Basholli.

Edhe Nasir Baxhaku mendon se çdo ditë çmimet po ngiten. “Për çdo ditë çmimet janë duke u rritur, për çdo ditë çmimet janë duke shkuar lartë”, tha Baxhaku.

Ndërsa, një qytetarë tjerë, Besim Boshnjaku, mendon se përveç që ka rritje të çmimeve, ka edhe mashtrime duke i liruar disa artikuj e disave iu rrisin çmimin.

Sidoqoftë me ndryshimet e pakos fiskale, zyrtarët qeveritarë në vazhdimësi kanë deklaruar se ka pasur efekte pozitive në ekonominë e Kosovës.

http://rtv21.tv/pako-e-re-fiskale-varferon-shporten-e-konsumatorit/
Facebook Comment