Ditë e veçantë për familjen Lekaj

Ditë e veçantë për familjen Lekaj

Në familjen e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt dje pat festë. Kjo pasiqë, bashkëshortja e tij, Gita festoi ditëlindjen, shkruan  rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes së gruas,  ministri ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta uruar atë me fjalët më të mira.

Lekaj ka publikuar disa fotografi me familjen e tyre me anë të cilave ka uruar bashkëshorten në ditën e saj të veçantë.

“Urime Ditëlindjen Gita! Edhe 100 të tjera i festofshim së bashku”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Pal Lekaj dhe bashkëshortja e tij kanë dy djemë, Asdrenin dhe Astritin. /21Media