Prej orës 18:00 luhet ndeshja e parë finale e play-offit

Prej orës 18:00 luhet ndeshja e parë finale e play-offit

Palestra “Karagaçi” në Pejë do të jetë sot arenë e hendbollit dhe e sportit kosovar në përgjithësi. Në të do të paraqiten hendbollistet dhe hendbollistët më të mirë të Kosovës.

Fillimisht prej orës 18:00 luhet ndeshja e parë finale e play-offit te hendbollistet në mes të Istogut dhe Vushtrrisë.

Ndeshja elitare e femrave i lë vend superndeshjes së hendbollistëve në mes të Besa Famgasit dhe Kastriotit. Është kjo sfida e parë finale e play-offit në Superligën e hendbollistëve.

Ndeshja Besa Famgas – Kastrioti fillon në ora 20:30./21Media