“The shape of Water” u nderua me çmimin për filmin më të mirë

“The shape of Water” u nderua me çmimin për filmin më të mirë

Festivali ndërkombëtar i filmit që u hap ditë më parë në Palm Springs, Kaliforni të SHBA-ve, shënoi zyrtarisht hapjen e sezonit të ceremonive të ndarjes së çmimeve në këtë fushë, për vitin 2018. Në këtë ngjarje u ndanë edhe çmimet e para për aktorët e filmat e suksesshëm të vitit që lamë pas.

Me këtë rast, me çmimin kryesor, për filmin më të mirë u nderua filmi ‘The Shape of Water’, me regji të regjisorit meksikan, Guilllermo del Toro. Ky film paraqet një tregim fantastik, dashurinë në mes një vajze memece dhe një krijese uji.

Aktori Timothee Chalamet, i cili luan në filmin ‘Call Me By Your Name’ u nderua me çmimin “Rising Star Award”.

Këtu vlen veçuar një gjë. Veç ndarjes së çmimeve, në qendër të vëmendjes në këtë ngjarje ishte edhe atmosfera e krijuar disa muaj të fundit në skenën ndërkombëtare të filmit. Fjala është për ngacmimet seksuale, për të cilat akuzat i adresuan disa aktore. Shumica prej aktorëve pjesëmarrës në festivalin Palm Springs dhanë mendimet e tyre se a mund të manifestohet çështja e ngacmimeve seksuale edhe gjatë sezonit të ndarjes së çmimeve filluar prej tani.

Aktoret si Holly Hunter e Allison Janney, e shumë të tjera folën për iniciativën e re të quajtur Time’s Up, të cilën e kanë menduar disa prej aktoreve të veçuara të Hollivudit, dhe e cila iniciativë do të reflektojë në këtë fushë muajt e ardhshëm, në përkrahje të aktoreve.

Aktorja Holli Hunter e cila në Palm Springs u nderua me çmimin për veprën jetësore, mendon se me iniciativën Time’s up, do të fillojnë të dihen vlerat e aktorëve në baza gjinore, jo vetëm në botën e filmit, jo vetëm para kamerës, por edhe pas kamerës, si psh për infermiere, për punëtorë fermash, për secilin në botë që meriton barazi, por edhe pagesë të njëjtë, si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

Aktorja Allison Janney në Palm Springs film festival u nderua me çmimin “aktorja më e mirë në rolin dytësor” për filmin ‘I, Tonya’. Ajo në lidhje me temën për ngacmimet seksuale ka thënë se lëvizja Time’s Up do të dëshmojë me veprime, normalisht për të dy gjinitë, për ata që përjetojnë ngacmime seksuale në vende pune. Ajo shpreson se njerëzit të cilët përjetojnë ngacmime seksuale, nëse nuk mund të vënë në gjyq këtë qeshje, atëherë ta paraqesin atë në Times Up. Sipas saj, kjo është diçka shumë pozitive. Janney po ashtu ka thënë se nuk i ka shkuar mendja se një çështje të tillë do ta sillnin deri këtu.

Skenaristja, Emily Gordon ka thënë se Hollivudin gjithmonë e vlerësojnë nga ana e fansave, se atë e shohin si një flluskë, ku çdo gjë është magjike dhe e bukur, e këtë falë filmave. Ajo vetëm shpreson se do të kenë sukses sa i përket vlerësimit të gjinive, se do të ketë barazi gjinore.

Aktorja, njëherësh këngëtarja MARY J. BLIGE, në Palm Springs film festival u nderua me çmimin “Breakthrough Performance”. Blige mendon se lëvizja Time’s Up është shumë me rëndësi sepse sipas saj, është koha që femrat ti dalin zot vetës. Ajo thotë se është shumë krenare për femrat të cilat kanë ngritur zërin për ngacmimet seksuale, sepse siç thotë ajo, është shumë e vështirë të jetohet me një sekret si ky.

Në anën tjetër, regjisorja e filmit të suksesshëm, Wonder Woman’ Patty Jenkins, kremtoi Vitin e Ri me rezultatin e këtij filmi, i cili vitin që lamë pas ka kryesuar arkën filmike bashkë me filmat ‘Star Wars: The :Last Jedi’ dhe ‘Beauty and the Beast’, dhe që të tre kanë femra në rolet kryesore.

Regjisorja Gjenkins ka thënë se bota e filmit me vjet të tëra ka shkuar pas tregut të njëjtë, duke menduar se vetëm personazhet e njëjtë mund të kryejnë punë në film, kështu që ajo është më se e lumtur që tani është pjesë e kësaj ngjarjeje, ku flitet edhe për potencial tjetër.

Në Palm Springs Film Festival 2018, me çmimin aktorja më e mirë u nderua Saoire Ronan (Seorshe Ronen), për rolin në filmin ‘Lady Bird’.

Aktorja Gal Gadot në anën tjetër u nderua me çmimin “Rising Star”, për rolin në filmin Wonder Woman. Kjo aktore në lidhje me çështjn e e ngacmimeve seksuale ka thënë se sa i përket dallimeve të gjinive në film, psh se a do të jetë femra në rolin kryesor apo mashkulli, ky problem mund të zgjidhet vetëm me vënien e paqes në mes tyre, apo të pranuarit e asaj se edhe femra di apo mundet të bëjë shumë në këtë drejtim.

Me çmimin Ikonë e vitit u shpërblye aktori Willem Dafo, e çmimin Chairmans Awards u nderua Jessica Chastain.
Ndryshe, festivali ndërkombëtar i filmit Palm Springs International Film Festival, ka filluar të mbahet në vitin 1989. Në këtë festival nderohet me çmime filma të pavarur. Qëllimi i organizimit të tij është që të tërheqë vëmendjen e kinemasë ndërkombëtare.

Festivali i sivjetmë do të mbahet deri më 15 janar 2018, ku do të ndahen edhe çmime të tjera në kategori të caktuara./21Media