Palmer para studentëve dhe shoqërisë civile tha se zgjidhja e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, prioritet strategjik i ShBA-së

Palmer para studentëve dhe shoqërisë civile tha se zgjidhja e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, prioritet strategjik i ShBA-së

Zëvendës-ndihmësi i Sekretarit të Shtetit i ShBA-së, njëherësh përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, deklaroi se zgjidhja për marrëdhëniet Kosovë -Serbi ka qenë dhe mbetet prioritet strategjik i ShBA-së.

Në takimin me studentë dhe me pjesëtarë të shoqërisë civile në Prishtinë Palmer në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, tha se SHBA nuk do të imponojë  zgjidhjen. Theksoi se shtetësia e Kosovës është e pakthyeshme. Palmer tha se  Qeveria e re e Kosovës duhet t’i vazhdojë negociatat me Serbinë. /21Media