"Ju e meritoni të qëndroni me neve krah për krah me neve si partner"

“Ju e meritoni të qëndroni me neve krah për krah me neve si partner”

Zëvendësndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, njëherësh Përfaqësues Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në takim me studentët dhe shoqërinë civile sot në Prishtinë tha se SHBA ka qëndruar popullit të Kosovës si mik dhe partner.

Palmer gjatë fjalimit tha se qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë se bashkëpunim me SHBA, duke shtuar se Kosova meriton të hyjë në NATO, BE dhe të qëndrojë përkrah tyre. Ai më tutje shtoi se Kosovës i mungon vetëm edhe përbërësi i marrëveshjes me Serbinë.

Sipas tij, nuk Serbia duhet të ndalojë bezdisjen e serbëve të Kosovës dhe se Serbia nuk do të hyjë kurrë në BE nëse nuk e zgjidhë çështjen me Kosovën. Ai kërkoi të shikohet vëmendja e SHBA-së që ka te Kosova, si dhe nxiti që të shfrytëzohet kjo mundësi, shkruan rtv21.tv

Përfaqësuesi Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor tha se çdo hap i mbajtur pas normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë do të jetë shumë më i lehtë dhe SHBA do ta përkrahë sovrantitetit te Kosovës. “Është në rregull që jeni të zhgënjyer, por mos e humbni shpresën”, tha ai ndër të tjera ai.

Palmer tha se mund të dyfishohen përpjekjet dhe se janë të gatshëm që të flasin me dy palët për zgjidhje.

“Mund ta pranoj që negociatat me Serbinë kanë qenë te ndërlikuara, kjo do te jetë sfidë, por historia e shkurtër  e Kosovës është e tillë. Ju duhet normalizimi për ta çliruar potencialin e Kosovës.”, tha ai ndër të tjera.

Palmer po ashtu përmendi zgjedhjet e 6 tetorit dhe tha se Kosova me këto zgjedhje ka demonstruar fuqi të madhe. “Numërimi po finalizohet dhe votuesit janë për ndryshim. Edhe SHBA-të i mbështesin këto. SHBA ka qenë shumë e qartë, shpresojmë te shohim një qeveri që t’i arrijë sfidat e brendshme dhe të jashtme. Çdo hap i mbajtur pas normalizimit do të jetë shumë më i lehtë. SHBA do ta përkrahë sovranitetin e Kosovës.”, u shpreh ai ndër të tjera.

Ndërsa, sa i përket afatit kohor të negociatave Kosovë-Serbi ai tha se është ndjenë e urgjencës. Ndërkohë, ai theksoi se Kosova nuk duhet të hyjë në negociata e pa përgatitur.

Përfaqësuesi Special i sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me krerët e partive politike në vend si dhe me Presidentin e Republikës, Hashim Thaçin./21Media