Zaev theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj procesit të integrimit në BE

Zaev theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj procesit të integrimit në BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-ve, i cili njëkohësisht është përfaqësues i posaçëm për Ballkan Perëndimor, Matthew Palmer, si dhe ambasadoren amerikane, Ket Meri Barnes, raporton TV21.

Zaev theksoi se vendi mbetet i përkushtuar ndaj procesit të integrimit në BE dhe se në periudhën që vijon do të vazhdojnë proceset reformuese, mbajtja e atmosferës për marrëdhënie të qeta ndëretnike, si dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët.

Palmer gjatë takimit, e riafirmoi qëndrimin e SHBA-ve se mbesin aleatë të Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në NATO dhe BE. Palmer dje u takua edhe me Presidentin, Stevo Pendarovski, ministrin e jashtëm, Nikolla Dimitrov, ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe me liderin e BDI-së Ali Ahmeti./Tv21