Anderson nuk do t’ia dijë për moshën

Anderson nuk do t’ia dijë për moshën

Aktorja Pamela Anderson, një prej femrave më seksi në botë, pak muaj para se të mbush 50 vjeç ka realizuar një fotosesion, ku me paraqitjen e saj i ka lënë të gjithë me gojë hapur.

Ish ylli i komedisë “The Baywatch” edhe njëherë ka treguar se përkundër viteve të saj, vazhdon të mbetet një grua tërheqëse. Në këtë fotosesionin Anderson ka realizuar poza tejet joshëse në të cilat ajo promovon linjën më të re të të brendshmeve.

Pak ditë më parë, Panela pranoi publikisht lidhjen e dashurinë me “armikun” e betuar të SHBA-së, themeluesin e WikiLeaks, Julian Assange. Prej kohësh ishte përfolur për një marrëdhënie intime mes tyre, por tani ka ardhur edhe konfirmimi./21Media