Seks bomba ka vite që po viziton themeluesin e Wikileaks në ambasadën e Ekuadorit në Londër

Seks bomba ka vite që po viziton themeluesin e Wikileaks në ambasadën e Ekuadorit në Londër

Themeluesi i WikiLeaksit, Julian Assange (46) në rrjetin Twitter ka shkruar se FBI ka cakun e ri- Pamela Anderson.

Thuhet se aktorja dhe aktivistja amerikane do të merret në pyetje nga FBI për shkak të afërsisë së saj me Assange.

Kundër Assange është ngritur akuzë në Suedi për keqpërdorim seksual, por ai nuk është paraqitur para gjykatës, pasi dyshon se do të ekstradohet në SHBA, për shkak të zbulimit të sekreteve.

Ai që nga viti 2012 jeton në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku Pamela rregullisht e viziton.

Edhe pse është thënë se ata janë në lidhje, aktorja ka thënë se e dashuron dhe se kanë dashuri platonike.

Ata të dy janë njohur përmes dizajnueses së modës, Vivienne Westwood.