Milingonat hajdute

Milingonat hajdute

Milingonat mund të duken të vogla dhe që nuk bëjnë dëm por kujdes ato mund të largohen nga shtëpitë e juaja me bizhuteritë që keni, transmeton rtv21.tv.

Një video është bërë virale në Youtube, pasi që shihet një milingonë duke e bartur një diamant të madh.

Milingonat mund të bartin deri në 10 herë pesha të rënda, më shumë se pesha e tyre.

 

Insekti në video shihet që nuk ka aspak vështirësi të lëvizë ani pse është duke e bartur gurin e çmuar.

 Video 

Insekti i vogël shihet duke zvarritur diamantin edhe pse guri duket të jetë një masë më e madhe se vetë milingona.

Milingona duket sikur nuk ka ndonjë vështirësi të lëvizte diamantin nëpër një tavolinë, në një video të postuar nga dailymail.co.uk.

Milingonat janë kafshë mahnitëse, ato janë në gjendje të mbajnë më shumë se 10 herë peshën e tyre, sipas Federatës Kombëtare të Kafshëve të egra.

Ka më shumë se 12.000 lloje të milingonave në botë./21Media