"Bahari" nuse shumë e bukur

“Bahari” nuse shumë e bukur

Gaye Turgut dhe Deniz Evin për publikun shqiptar u bënë të njohur në rolet e tyre të “Baharit” dhe “Ymyti” në serialin e shumë shikuar “Më fal”. Në këtë serial ata janë motër e vëlla, por, prapa ekranit dhe roleve që kanë luajtur ata janë të martuar, shkruan rtv21.tv

Aktorët në vitin 2013 lidhjen e tyre e kishin kurorëzuar me martesë, e për këtë ditë ata kishin organizuar një festë të madhe, ku kishin mbledhur familjarët dhe shoqërinë e tyre. Aktorja në rolet e saj të ndryshme kishte veshur fustanin e nusërisë ku dukej shumë bukur.

Por, se si ishte dukur ajo në ditën më të rëndësishme të saj, në ditën kur ishte martuar me Denizin e shohim në fotografinë më poshtë, shkruan rtv21.tv

“Bahari” shihet se ka qenë nuse shumë e bukur, e veshur me një vello që thuajse e kishte mbuluar të tërën, teksa flokët i kishte të lëshuara. Afër saj kishte qenë “Ymyti”, një dhëndër i denjë, për të cilin ajo ka një dashuri të madhe.

Ceremonia e kurorëzimit ishte mbajtur afër detit, ndërsa festa më pas kishte vazhduar në njërin prej lokaleve të Turqisë.

 

 

“Bahari” dhe “Ymyti” janë ende pjesë e serialit, “Më fal”, ku rolet e tyre nga ta luhen në mënyrë profesionale./21Media