Një ndër dasmat më të komentuara

Një ndër dasmat më të komentuara

Seriali “Jetë e hidhur” ishte një ndër serialet më të shikuara në Kosovë. Ngjarje interesante e personazhe nga më të ndryshmet janë ato që e karakterizuan këtë serial.

Kryeprotagonistët e këtij seriali i dhanë jetë roleve dhe ndikuan që me ëndje ta përcjellni çdo episod, transmeton rtv21.tv

Një ndër to ishte aktorja e famshme, Ebru Kocaage, e cila u bë e njohur me rolin e “Filizit” te ky serial. Bukuroshja gëzon karrierë të bujshme.

37-vjeçarja në gusht të vitit 2014 u martua me biznesmenin Hakan Mete Kutay. Dasma e tyre madhështore u mbajt në Greqi.

Në vitin 2015 martesa e tyre u bekua me një djalë.

Ajo u lind më 20 korrik 1982, në Gjermani./21Media