5 vite martesë

5 vite martesë

Kapiteni legjendar i skuadrës kombëtare të futbollit, Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika Ercoli Cana janë ndër çiftet më të dashura për publikun. Ndonëse kanë kaluar vite nga dasma e tyre madhështore, vlen të përmendet se ishte një ndër dasmat më të komentuara.

Loriku dhe Monika dashurinë e tyre me martesë e kurorëzuan në vitin 2014. Dasma e tyre u mbajt në hotel “Emerald” dhe një numër i madh i njerëzve ishin të ftuar në dasmën e çiftit. Ja ku po ju sjellim momente të bukura nga dasma e kapitenit legjendar, transmeton rtv21.tv

Po ashtu ata organizuan edhe një ceremoni të bukur në Itali, ku edhe është prejardhja e gruas së tij. Në shumë intervista, Loriku ka folur për familjen e tij, e padyshim që ka ndarë detaje edhe se si është njoftuar me bashkëshorten e tij, Monikën. Çifti janë njoftuar në një lokal të Romës në vitin 2011, kur Loriku ka filluar karrierën te Lazio.

Në vitin 2015, ata u bekuan me një djalë që e pagëzuan me emrin Bojken.

Ndërsa tani ata janë në pritje të fëmijës së dytë./21Media