Vedati ka një jetë të lumtur familjare

Vedati ka një jetë të lumtur familjare

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi me paraqitjet e tij që po i bënë në fushën e blerët, është duke marrë vëmendje të madhe nga të gjithë.

Muriqi, është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku shpalos gjëra të ndryshme nga puna e tij, por, shumë rrallë nga jeta e tij private, shkruan rtv21.tv

Vedati aktualisht është duke jetuar në Turqi, ku dhe është duke luajtur për Fenerbahçen. Në Turqi, Muriqi është duke jetuar me gruan e tij Ediben si dhe djalin e tyre një vjeçar, i cili quhet Orhan.

Vedati dhe Edibja dashurinë e tyre me martesë e kurorëzuan në vitin 2017. Dasma e tyre u mbajt në njërin prej hoteleve luksoze në Kosovë dhe një numër i madh i njerëzve ishin të ftuar në dasmën e çiftit.

Më poshtë ju sjellim disa momente të bukura nga dasma e Muriqit.

Në vitin 2018, çifit u bekuan me një djalë që e pagëzuan me emrin Orhan. /21Media