Alayah feston ditëlindjen e 4-të

Alayah feston ditëlindjen e 4-të

Alayah Morina, vajza e këngëtares së mirënjohur shqiptare, Fjolla Morina, dje festoi ditëlindjen e 4-të. E ëma thuri një urim të veçantë për të ëmblën Alayah, për të treguar se sa e bekuar ndjehet me të.

“Vajza ime e bukur, urime ditëlindjen! Dita që ti u linde do të jetë më e paharrueshmja në jetën time. Asnjëherë nuk do ta harrojë çastin që të mora në krahë për herë të parë. Të dua shumë! Jam nëna më e lumtur në botë që kam një engjëll si ti. Ti je thesari im. Urime ditëlindjen dashuria ime”, ishte urimi i Fjollës për të bijën.

Po ashtu, ajo organizoi një festë të veçantë për të, ku ishin të pranishëm familjarët, miqtë e kolegët e saj, transmeton rtv21.tv

 

 

 

 

Fjolla Morina ka dy vajza, Lediana dhe Alayah. Ajo ka qenë vetëm 17-vjeçare kur ka sjellë në jetë Ledianën./21Media