Kush e befasoi artisten me tullumbace në formë zemrash?

Kush e befasoi artisten me tullumbace në formë zemrash?

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Dafina Zeqiri më 14 prill festoi 30 vjetorin e lindjes.

Artistja përveç që mori urime të shumta nga familjarët, miqtë, kolegët e fansat, vendosi që këta të fundit t’i befasonte duke lansuar projektin e ri muzikor, “Rofe”.

Kënga u mirëprit nga publiku, kështu duke dëshmuar edhe njëherë që artistja nuk di të zhgënjejë fansat e saj, përcjellë rtv21.tv

Krahas surprizës që Dafina pati për fansat, një surprizë mjaft e veçantë iu bë asaj në këtë ditë. Një festë befasi iu ishte organizuar nga nëna e këngëtares, dikur këngëtare e njohur shqiptare, Melihate Zeqiri.

Në disa foto të publikuara pas ditëlindjes shihet dhoma e këngëtares e mbushur me plot me trëndafila të kuq dhe me tullumbace në formë zemrash.

Nuk mungojnë dhe tullumbacet e dedikuara që mbajnë emrin e Dafinës dhe një tjetër që mban emrin përkëdhelës me të cilin i drejtohet nëna e saj, Pipina.

Këngëtarja në pothuajse të gjitha intervistat e saj tregon që është shumë e lidhur me nënën dhe se nuk do të mund ta imagjinonte jetën pa të. Krahas intervistave, dashurinë e saj për nënë, Dafina nuk heziton ta shpreh edhe në rrjetet sociale ku herë pas here publikon fotografi me të, duke e përshkruar me fjalët më të mira.

“Rofe” është projekti i fundit muzikor i artistes që është publikuar më 14 prill dhe që deri më tani numëron mbi 300 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media