Brenda festës së JLo

Brenda festës së JLo

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez dje ka festuar 50 vjetorin e lindjes.

Në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 96 milionë ndjekës, JLo ka publikuar një video me momentet nga festa e ditëlindjes.

Këngëtarja është argëtuar pafund në mesin e personave më të rëndësishëm për të.

JLo më 10 mars u fejua me lojtarin e bejsbollit, Alex Rodriguez pas një lidhje dy vjeçare.

Ndryshe, Jennifer Lopez ka binjakët Max dhe Emme nga martesa e saj me këngëtarin e njohur, Marc Anthony, martesë kjo që përfundoi në vitin 2014. Ndërsa, Rodriguez ka dy vajza, Natashan dhe Ellan nga martesa e tij me Cynthia Scurtis, martesë kjo që mori fund në vitin 2008./21Media